Thursday, November 6, 2014

A ka kode gjuha e Artit ?


















Nga Florina Shani  

Më  mbeti libri i hapur, e nuk e mbyllja dot. Nuk ngopesha së pari pikturën e Van Gogh autoportret(me fasho në veshin e prerë). Nuk e kisha parë aq imtesisht më parë.  Shpesh më ndodh të shoh në pikturat e tij një energji kozmike të përkthyer me gjuhën e penelatave te tij,  energjine dhe fuqinë e ngjyrave.  Eshte me të vërtetë interesant dhe kurre nuk mjaftohem të shoh pikturat e tij.    
Por…. . ky autoportret me ka befasuar. Ndonëse ai pothuajse ka drama te zhvilluara në subjektet e pikturave,  por kjo më duket tragjike.  Kjo ndodh për vetë faktin se në siluetin e syve te tij ka penelata me te kuqe. Ajo dallohet qarte. M’u drithërua i gjithe trupi. Ajo ngjyrë e kuqe është mjaft e qartë në domethenien e saj. Është dhimbja e padurueshme që uni i tij ndjen.  Ajo ngjyre e kuqe është dashuria për të cilën Van Gogh ndjeu aq fort. Gjithsesi tek e veshtroj, mund të them se ia ka arritur thjeshtë dhe fort të percjellë atë dhimbje tek syte tanë.    
Më lind një pyetje:a thua piktori e mendoi te tillë apo vërtet ndjeu se “ne syte e tij kishte gjak (a dashuri)”?   
Nëse bazohemi tek F. Nice, ai mendon se në Art ka vetëm llogjike e aspak ndjenjë. Që në këtë rast Van Gogh e ka menduar.  Por sa e vërtetë është ajo që thotë Nice? Me ndodh nganjëherë ta pohoj, pasi një artist është mëse normale që llogjikon,  sepse çdo gjë ka për bazë llogjik n, por ai ka mënyrën e tij se si e shpreh ate.  Artisti në çastin e idesë krijon imazhin e tij, sepse në këtë mënyrë është mësuar a lindur, t’i shohë gjërat a botën që e rrethon.   
Por ana tjetër e ndjesisë, ajo që ndoshta ai nuk ka fuqinë të jetë përgjegjës për spontanitetin e tij, është ai çast kur thjesht punon pavetedijshem, e pelqen, e më vonë e sheh veten se çfare ka punuar, (edhe pse nuk e di as ai vetë),  nuk i shmanget dot punës,  (pikture, skulpture etj).     
Një dramë tjetër e Van Gogh-ut është dhe “Ngrenesit e patateve”. Aq të varfër janë sa ushqehen vetëm me kafe e patate të ziera.  Skamja e tyre është e qartë në tërë tonalitetin e piktures. Ka pak gëzim në to. Ky gëzim na vjen me simbolin e drites, e cila shkon deri në portretet e tyre, e ajo që ndodhet pas është e errët, e panjohur. Duken qartë tipart e tyre,   të cilat janë shumë shprehese.  Duart tërë gunga e të errëta! Në çdo pjesë të kësaj pikture ka varferi të skajshme.    
Gruaja që po hedh kafe në filxhan,  ka një qëndrim bosh në sensin e një roboti.  Asaj i është bërë njësh ky gjest monoton.  Por më interesantja është pjestarja më e vogël e kësaj familjeje.  Ajo ndodhet e pozicionuar me kurriz, së cilës i dallohet qartë silueti dhe njolla e errët, pasi portreti i saj me drite nuk duket.    
Duke pasur parasysh figurën e një fëmije, hamendesojmë të ardhmen. E ata në këtë rast janë pesimiste. E ardhmja e tyre është e zymtë dhe e panjohur si është dhe vajza e vogel.    
Po sikur te aludonim të kundërtën? Presupozojmë se është një familje normale ose në mirqenie,  e vajza e  vogël sërish në kurriz.  Perseri ajo do të jetë pikëpyetja më e madhe e të gjthë pikturës.      
Mos ndoshta pa dashur gjuha e Artit ka kode? Nganjëherë shohim thjeshte piktura si peizazhe të thjeshta ose natyra të qeta.  Ato thjeshtë pëlqehen nga autori dhe pikturohen.  Më pas ne që i shohim nisim t’i deshifrojme.  A mos vallë çdo gjë duhet deshifruar? A nuk na ndodh të gjithëve se e bëjme një gjë thjeshtë se na pelqen pa pasur nje arsye? Nga ana tjeter, çdo gjë që na pëlqen, apo tërhiqemi prej diçkaje patjetër ka lidhje me unin tonë,  karakterin tone.     
Kjo lidhje mund të jetë e njëjtë me ne,  e kjo tërheqje mund të jetë e kundërta e jonë.  Kjo është e mistershmja e qenies njerëzore.  Me këtë dua të them se “Ngrënësit e patateve”do të pelqeheshin edhe nga Mbreteresha e Anglise,  Elisabet.  E kjo pikturë do të qëndronte në Pallatin Mbreteror jo sepse është një pikture e Van Gogh-ut, por se ajo është një kryevepër.       

0 comments:

Post a Comment