Sunday, February 21, 2016

Agron Llakaj këngë Erion Veliaj





Sa shpejt ky zogu u be  per kenge

Saturday, February 20, 2016

Babel Film - trashegimia osmane ne Korce


Babel Albania Studio, se shpejti nje dokumentar per trashegimine osmane ne qytetin e Korces

Monday, November 17, 2014

Shoqata e Biznesit- kunder paketes fiskale te qeverise


Shoqata Kombetare e Biznesit te Mesem dhe te  Vogel,ka kundershtuar paketen fiskale te propozuar nga qeveria  vitin e ardheshem. Gjithashtu ata kundershtojne edhe rritjen e cmimit te  karburanteve dhe te cmimit te energjise,qe sipas tyre ndikojne direkt ne rritjen e cmimeve, qe  do pasoje njekohesisht me uljen e konsumit dhe falimentimin e tyre. 
Ndiqni Konferencen per shtyp.


Thursday, November 6, 2014

A ka kode gjuha e Artit ?


















Nga Florina Shani  

Më  mbeti libri i hapur, e nuk e mbyllja dot. Nuk ngopesha së pari pikturën e Van Gogh autoportret(me fasho në veshin e prerë). Nuk e kisha parë aq imtesisht më parë.  Shpesh më ndodh të shoh në pikturat e tij një energji kozmike të përkthyer me gjuhën e penelatave te tij,  energjine dhe fuqinë e ngjyrave.  Eshte me të vërtetë interesant dhe kurre nuk mjaftohem të shoh pikturat e tij.    
Por…. . ky autoportret me ka befasuar. Ndonëse ai pothuajse ka drama te zhvilluara në subjektet e pikturave,  por kjo më duket tragjike.  Kjo ndodh për vetë faktin se në siluetin e syve te tij ka penelata me te kuqe. Ajo dallohet qarte. M’u drithërua i gjithe trupi. Ajo ngjyrë e kuqe është mjaft e qartë në domethenien e saj. Është dhimbja e padurueshme që uni i tij ndjen.  Ajo ngjyre e kuqe është dashuria për të cilën Van Gogh ndjeu aq fort. Gjithsesi tek e veshtroj, mund të them se ia ka arritur thjeshtë dhe fort të percjellë atë dhimbje tek syte tanë.    
Më lind një pyetje:a thua piktori e mendoi te tillë apo vërtet ndjeu se “ne syte e tij kishte gjak (a dashuri)”?   
Nëse bazohemi tek F. Nice, ai mendon se në Art ka vetëm llogjike e aspak ndjenjë. Që në këtë rast Van Gogh e ka menduar.  Por sa e vërtetë është ajo që thotë Nice? Me ndodh nganjëherë ta pohoj, pasi një artist është mëse normale që llogjikon,  sepse çdo gjë ka për bazë llogjik n, por ai ka mënyrën e tij se si e shpreh ate.  Artisti në çastin e idesë krijon imazhin e tij, sepse në këtë mënyrë është mësuar a lindur, t’i shohë gjërat a botën që e rrethon.   
Por ana tjetër e ndjesisë, ajo që ndoshta ai nuk ka fuqinë të jetë përgjegjës për spontanitetin e tij, është ai çast kur thjesht punon pavetedijshem, e pelqen, e më vonë e sheh veten se çfare ka punuar, (edhe pse nuk e di as ai vetë),  nuk i shmanget dot punës,  (pikture, skulpture etj).     
Një dramë tjetër e Van Gogh-ut është dhe “Ngrenesit e patateve”. Aq të varfër janë sa ushqehen vetëm me kafe e patate të ziera.  Skamja e tyre është e qartë në tërë tonalitetin e piktures. Ka pak gëzim në to. Ky gëzim na vjen me simbolin e drites, e cila shkon deri në portretet e tyre, e ajo që ndodhet pas është e errët, e panjohur. Duken qartë tipart e tyre,   të cilat janë shumë shprehese.  Duart tërë gunga e të errëta! Në çdo pjesë të kësaj pikture ka varferi të skajshme.    
Gruaja që po hedh kafe në filxhan,  ka një qëndrim bosh në sensin e një roboti.  Asaj i është bërë njësh ky gjest monoton.  Por më interesantja është pjestarja më e vogël e kësaj familjeje.  Ajo ndodhet e pozicionuar me kurriz, së cilës i dallohet qartë silueti dhe njolla e errët, pasi portreti i saj me drite nuk duket.    
Duke pasur parasysh figurën e një fëmije, hamendesojmë të ardhmen. E ata në këtë rast janë pesimiste. E ardhmja e tyre është e zymtë dhe e panjohur si është dhe vajza e vogel.    
Po sikur te aludonim të kundërtën? Presupozojmë se është një familje normale ose në mirqenie,  e vajza e  vogël sërish në kurriz.  Perseri ajo do të jetë pikëpyetja më e madhe e të gjthë pikturës.      
Mos ndoshta pa dashur gjuha e Artit ka kode? Nganjëherë shohim thjeshte piktura si peizazhe të thjeshta ose natyra të qeta.  Ato thjeshtë pëlqehen nga autori dhe pikturohen.  Më pas ne që i shohim nisim t’i deshifrojme.  A mos vallë çdo gjë duhet deshifruar? A nuk na ndodh të gjithëve se e bëjme një gjë thjeshtë se na pelqen pa pasur nje arsye? Nga ana tjeter, çdo gjë që na pëlqen, apo tërhiqemi prej diçkaje patjetër ka lidhje me unin tonë,  karakterin tone.     
Kjo lidhje mund të jetë e njëjtë me ne,  e kjo tërheqje mund të jetë e kundërta e jonë.  Kjo është e mistershmja e qenies njerëzore.  Me këtë dua të them se “Ngrënësit e patateve”do të pelqeheshin edhe nga Mbreteresha e Anglise,  Elisabet.  E kjo pikturë do të qëndronte në Pallatin Mbreteror jo sepse është një pikture e Van Gogh-ut, por se ajo është një kryevepër.       

Thursday, October 9, 2014

FAMILJET E TRAJTURA NGA BASHKIA- PERPLASJE ME PERMBARUESIT

TE PAKTEN 17 FAMILJE TE TRAJTUARA  ME KREDI NGA ENTI I BANESAVE NE KORCE - DO TE HUMBASIN SHTEPITE, PASI JANE NE KUFIJTE EKSTREME TE VARFERISE DHE NUK MUNDEN TE PAGUAJN KESTET E KREDISE . ATA U PRPLASEN ME PERMBARUESIT , DUKE KERCENUAR SE VETEM TE VDEKUR DALIN NGA SHTEPITE.


Wednesday, October 8, 2014

DENONCON KRYETARIN E KOMUNES NE DRITHAS - E PUSHOI PASI NUK I OFROI SEKS

Kryetari i Komunes ne Libonik te Korces, denoncohet nga nje punonjese se pushohet nga puna, pasi nuk i ofroi seks. Denoncimi eshte bere ne Drejtorine e Policise se Korces., kryetari i kesaj komune , Petrit Kupe, eshte marre i pandehur. Ndersa nga organi i Prokurorise behet e ditur se eshte ne pritje te dorezimit te provave filmike nga nje televizion, ku  27 vjecarja nga nje fshat i Librazhdit pretendon se kryekomunari ika kerkuar seks, ne shkembim te vendit te punes.

Shihni videon, ku vjerra e 27 vjecares , tregon menjehere pasi kane bere denoncimin ne polici.





Tuesday, July 22, 2014

ZGUROS TRANS

ZGUROS TRANS

NIPT : K 94 60 900 1 G










SUBJEKT  ME  EKSPERIENCE  PER  TRANSPORT    
 KOMBETAR  DHE  NDERKOMBETAR  MALLRASH

Transport të specializuar të mallrave në të gjitha  destinacionet si brenda dhe jashtë vendit.

tel: 00 355 69 46 45 198
      00 355 69 53 74 775

Greqi : 00306999830122

E mail zgurostrans@gmail.com

Adresa :

Prane Ish NRGJ - Maliq

Rruga : Hamit Matjani. km 1. Maliq - Korçë

Tuesday, July 15, 2014

Prespa - nje nga mrekullite e natyures

Prespa shpalos një bukuri natyrale dhe tërheqëse ku më të dalluarit janë liqenet (Prespa e madhe dhe Prespa e Vogël) . Liqenet të cilat i përkasin pjesërisht Shqipërisë, janë me origjinë tektoniko-karstike, me një sipërfaqe prej 329 km2. Ato kanë ujë të pastër (20m dukshmëri). Brigjet janë pjesërisht shkëmborë – të lartë dhe pjesërisht rërë – të ulët. Zaroshka është plazhi më i preferuar nga vizitorët. Ishulli i Maligradit është një bukuri natyrore dhe kulturore.Në një shpellë të saj është ndërtuar një kishë Ortodokse e shek. XIII. 


























Kliko per me teper

TURIZMI NE VOSKOPOJE PER 365 DITE



Komuna Voskopojë

Komuna Voskopojë me qendër fshatin Voskopojë, shtrihet në një lartësi 1200m mbi nivelin e detit, në perëndim të qytetit të Korcës, me largësi rreth 19 km e lidhur me qytetin e Korcës me rrugë automobilistike. 
Voskopoja ka një sipërfaqe rreth 100 km2 prej të cilave 2477 janë tokë are dhe pjesa tjetër pyje e kullota. 
Voskopoja është një qytezë e krijuar rreth viteve 1330 sipas Kodikut të Manastirit të Shën Prodhomit ku kulmin e vet e arriti rreth viteve 1750 me një popullsi gati 28-30 mijë banorë. 


kliko per me teper

Wednesday, July 9, 2014

DY LIBRA TE AUTORIT ROLAND BEQIRAJ MUND TI SHKARKONI NE PDF